Dha dorëheqjen nga posti pak ditë më parë, Macron riemëron sërish si kryeministër të Francës Sebastien Lecornu

Dha dorëheqjen nga posti pak ditë më parë, Macron riemëron sërish si kryeministër të Francës Sebastien Lecornu

Presidenti francez Emmanuel Macron ka vendosur të riemërojë Sébastien Lecornu në postin e kryeministrit, pavarësisht dorëheqjes që ky i fundit dha mëngjesin e së hënës. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga Pallati Elize, ndërsa vendimi vjen në një moment delikat për politikën franceze, me sfida të mëdha përpara. Lecornu, ish-ministër i Mbrojtjes, kishte preferuar të largohej nga detyra duke deklaruar se “kushtet për të vazhduar nuk ishin të përshtatshme” dhe se “interesat e ngushta kishin mbizotëruar”, një mesazh që u interpretua si kritikë e hapur ndaj klimës politike aktuale. Megjithatë, vetëm pak minuta pas konfirmimit të emërimit të tij të ri, Lecornu reagoi përmes rrjetit social X (ish-Twitter), ku u shpreh: “E pranoj me përkushtim misionin që më është besuar për të siguruar që Franca të...