Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Besart Xhaferri: Privatizimi i Bashkisë Rrogozhinë dhe heshtja e SPAK për ‘Manualin Memolla’ të Nepotizmit!
Pas denoncimit të bërë nga emisioni ‘Piranjat’ në Syri TV për kreun e bashkisë Rrogozhinë, ka reaguar deputeti i PD, Besart Xhaferri. Ai ngre akuza të forta ndaj kryebashkiakut Edison Memolla, të cilin e cilëson si një ‘delegat të Bandës 5D’ dhe ‘benjamin të Erion Veliajt’. Sipas Xhaferrit, Bashkia është kthyer në një biznes familjar, ku vendet e punës ndahen mes të afërmve të Memollës nën maskën e “konkurseve”, ndërsa qytetarët e Rrogozhinës paguajnë faturën e korrupsionit me taksat e tyre. Reagimi i plotë: Kryebashkiaku i dënuar i Rrogozhinës, Edison Memolla, është aty si i deleguar i Bandës “5D”, me të cilën jemi përballur në zgjedhjet e pjesshme të korrikut 2023, ku rezultati u përcaktua nga presionet me vendin e punës dhe votat e blera...