Dridhjet te qentë e vegjël, kur janë normale dhe kur duhen marrë seriozisht

Dridhjet te qentë e vegjël, kur janë normale dhe kur duhen marrë seriozisht

Tremori është veçanërisht i theksuar te racat me qime të holla dhe pak yndyrë trupore, si Chihuahua, duke i bërë më të ndjeshëm ndaj të ftohtit edhe në temperatura relativisht të buta. Sipas portalit The Spruce Pets, ndonëse dridhja e herëpashershme është normale, është e rëndësishme të dallohet kur ajo bëhet shenjë alarmi dhe kërkon ndërhyrjen e veterinerit. Ekspertët theksojnë se pronarët duhet të jenë të vëmendshëm nëse dridhjet ndërhyjnë në aktivitetet e përditshme të qenit, shfaqen papritur ose shoqërohen me simptoma si të vjella apo lodhje. Sipas Danas.rs, në këto raste është e domosdoshme një konsultë me veterinerin për të përjashtuar sëmundje apo probleme të tjera fizike. Edhe pse disa qen fillojnë të ndiejnë të ftohtë që në 10 deri në 15 gradë Celsius,...