Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Biletë pa kthim, si turizmi po nxit dhe martesat e shqiptarëve me të huaj
Një vend që për dekada ka “eksportuar” qytetarë, tani fillon të “importojë” të huaj, jo me programe të kushtueshme emigracioni, por falë një mekanizmi shumë më të vjetër dhe më të thjeshtë: dashurisë… Nga Deada HykaHistoria e Manjolës dhe Gaburit nuk është e panjohur për ata që i njohin prej vitesh. Kanë 15 vite që jetojnë të martuar në Shqipëri, kanë rritur bashkë tre fëmijë dhe tashmë janë pjesë e pandashme e komunitetit ku jetojnë.Por ajo që e bën këtë histori të veçantë është mënyra se si filloi: një shqiptare dhe një hungarez që komunikonin në anglisht për tre vite me radhë, derisa vendimi i Gaburit për të ndërtuar jetën në Shqipëri i ktheu fjalët e huaja në fjalë shqipe të mësuara hap pas hapi, si...