Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Nis indeksimi i pensioneve, ekspertja: Ja çfarë përfitojnë mbi 753 mijë të moshuar
Ekspertja e Ekonomisë, Teuta Nunaj në një intervistë televizive foli për indeksimin e pensioneve. Gjatë fjalës së saj, ajo shpjegoi pse sipas saj ky indeksim është i pamjaftueshëm. Ndërsa nënvizoi se rishikim është detyrim ligjor, por kostot e larta e bëjnë të pamjaftueshme sidomos për pensionistët. “Ky indeksim ka një ndikim shumë të vogël, jo vetëm për faktin e vlerës së ulët, por edhe për faktin se ne kemi bërë një indeksim pothuajse mbi bazën e normës bazë të inflacionit. Banka Qendrore ka deklaruar që norma bazë e inflacionit, që nënkuptohet një normë inflacioni mesatar ishte në nivelin 2.4 dhe 2.5 nuk i referohet, ajo çka është bërë në tre vitet e fundit (që i referohet normës së produkteve të shportës). Nga ana tjetër, sidomos...