Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Siguria në sallat e gjyqit/ Ish-kreu i KLP Alfred Balla propozon rikthimin e armëve për gjyqtarët
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, i qëlluar për vdekje gjatë ushtrimit të detyrës, në mes të sallës së gjyqit ndërsa po jepte vendimin, ka tronditur sistemin e drejtësisë dhe nxitur reagime e kërkesa për rritjen e sigurisë për magjistratët. I ftuar në emisionin e Klan News, Alfred Balla, ish-kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, propozoi që gjyqtarët dhe prokurorët të pajisen me armë personale si mjet vetëmbrojtjeje. Balla kujtoi se më parë, deri në periudhën e ish-ministrit Saimir Tahiri, ligji parashikonte që gjyqtarët, prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore të kishin armë organike. “Të paktën t’u japim ndonjë armë, siç e kemi pasur dikur në kohë. Arma të bën trim, edhe ty si gjyqtar e prokuror. Deri në kohën e Saimir Tahirit ka qenë...