Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Fituesi i Çmimit Nobel për Mjekësinë dhe zbulimi që premton fundin e kancerit
Shimon Sakaguchi, një mjek japonez dhe profesor në Universitetin e Osakës, është shpallur fitues i Çmimit Nobel për Mjekësinë 2025 për zbulimin e qelizave T rregullatore (Treg), të cilat luajnë një rol kyç në balancimin e sistemit imunitar. Çmimi u nda gjithashtu me dy shkencëtarë të tjerë, Mary Brunkow dhe Fred Ramsdell, për kontributin e përbashkët në këtë fushë. Sakaguchi kaloi mbi 10 vite në laborator duke ndjekur një ide që shumica e komunitetit shkencor e mohonin, ekzistencën e një klase të veçantë qelizash që frenojnë reagimet e tepërta të sistemit imunitar. Këmbëngulja e tij rezultoi e drejtë dhe çoi në një nga zbulimet më të rëndësishme në imunologjinë moderne. Qelizat (Treg) janë thelbësore për të parandaluar sëmundjet autoimune si diabeti, celiachia apo artriti reumatoid....