Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Jared Kushner, hija diplomatike e Trumpit. Kush është dhëndri që përshpejtoi paqen në Gaza
Jared Kushner, 44 vjeç, bashkëshorti i Ivanka Trump, është një nga arkitektët e marrëveshjes mes Hamasit dhe Izraelit. I konsideruar si krahu i djathtë apo “bashkëpilot” (sipas interpretimeve) i Steve Witkoff-it, të dërguarit special të Trump për Lindjen e Mesme, Kushner nuk ka një rol zyrtar në administratë. Megjithatë, që kur ai u përfshi në proces, negociatat kanë marrë hov. Gjatë administratës së parë të Trump, ai kishte rolin e këshilltarit dhe punoi për tre vjet e gjysmë për të finalizuar Marrëveshjet e Abrahamit, që hapën rrugën për normalizimin e marrëdhënieve mes shteteve sunnite dhe Izraelit. Plani i tij është zgjerimi i këtyre marrëveshjeve, duke përfshirë vende të tjera, veçanërisht Arabinë Saudite, dhe projekti me 20 pika i Donald Trump-it është në fakt parathënia e këtij vizioni: Gaza e deradikalizuar, pa Hamas, e rindërtuar si hapi i parë drejt stabilitetit dhe bashkëjetesës. Nga rrethi Witkoff-Kushner është...