Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Izraeli nis tërheqjen nga Gaza, Donald Trump: Do dërgojmë 200 ushtarë për të monitoruar ndalimin e luftës
Trupat izraelite nisën të tërhiqen nga pjesë të Gazës dhe mijëra palestinezë të zhvendosur nisën të ktheheshin në shtëpitë e tyre të premten, pasi hyri në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Një numër i madh i palestinezëve u nisën drejt veriut për në Qytetin e Gazës, e cila ka qenë nën sulme të vazhdueshme në një nga ofensivat më të mëdha që Izraeli ka kryer në Rripin e Gazës gjatë luftës që nisi në tetor të vitit 2023. Qeveria izraelite miratoi armëpushimin me Hamasin të premten, duke i hapur rrugë tërheqjes së pjesshme të trupave dhe ndërprerjen e armiqësive në Gazë brenda 24 orëve. Hamasi pritet t’i lirojë 20 pengje...