Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Strategjia kombëtare e kulturës 2026-2030, ministri Gonxhja: Ndërtojmë vizionin për kulturën shqiptare të së ardhmes
Ministri i Kulturës Blendi Gonxhja ka prezantuar sot Strategjia kombëtare e kulturës 2026-2030. “Sot shënojmë fillimin e një rruge të re për politikën kulturore të vendit, nisjen zyrtare të punës për Strategjinë Kombëtare të Kulturës 2026–2030, një proces gjithëpërfshirës që do të ndërtojë vizionin e përbashkët për kulturën shqiptare të së ardhmes, bazuar në trasenë e fortë që kemi nisur të ndërtojmë në MEKI, sot në MTKS. Kultura është fuqi krijuese, ekonomike dhe diplomatike, që lartëson identitetin tonë dhe e pozicionon Shqipërinë si qendër të krijimtarisë në rajon”, tha Ministri. “Në bashkëpunim me Agjencinë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS) dhe Fondacionin “Santagata”, strategjia e re synon:-të fuqizojë institucionet kulturore;-të mbështesë artistët dhe skenën e pavarur;-të investojë në infrastrukturën kulturore dhe trashëgiminë kombëtare;-të krijojë kushte...