Kush do ta zëvendësojë Ballancën? Të hënën nis zyrtarisht gara për Avokatin e ri, PS gati ta zgjedhë e vetme

Kush do ta zëvendësojë Ballancën? Të hënën nis zyrtarisht gara për Avokatin e ri, PS gati ta zgjedhë e vetme

Komisioni i Ligjeve pritet të miratojë të hënën, më 13 tetor në orën 17:00, vakancën për postin e Avokatit të Popullit, duke i hapur zyrtarisht rrugën procedurave për zgjedhjen e pasardhësit të Erinda Ballancës, e cila vijon të mbajë detyrën prej më shumë se tre vitesh pas përfundimit të mandatit kushtetues. Zgjedhja e Avokatit të Popullit kërkon një shumicë të cilësuar prej 84 votash në Kuvend, një objektiv i vështirë pa konsensus politik, por me 83 vota të siguruara dhe mbështetjen e mundshme të PSD-së, Partia Socialiste është praktikisht në pozicionin për ta kaluar votimin edhe pa dakordësinë e opozitës. Erinda Ballanca u zgjodh në këtë post më 22 maj 2017, pas marrëveshjes politike Rama–Basha, me një mandat 5-vjeçar që përfundoi në mars të vitit...