Kris Jenner shfaq pamje të re dhe interneti po çmendet pas ngjashmërisë me Bebe Rexhën

Kris Jenner shfaq pamje të re dhe interneti po çmendet pas ngjashmërisë me Bebe Rexhën

Kris Jenner ka bërë një ndryshim të madh në pamje, duke tronditur internetin me look-un e saj të ri. Pas shumë vitesh me flokë të zinj të shkurtër, 69-vjeçarja ka hequr dorë nga prerja e saj ikonike dhe është shfaqur me një stil të ri, duke bërë një rikthim me flokë bjonde platin, të drejta dhe të shkurtuara. Ky ndryshim ka shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët e kanë krahasuar atë me këngëtaren shqiptare Bebe Rexha për ngjashmërinë e madhe. Në një video të publikuar nga stilisti i njohur i flokëve, Chris Appleton, Kris shihet pa grim dhe e ulur në sallon, duke imituar tekstet e këngës virale të Sabrina Carpenter “When Did You Get Hot?”. Pasi zbulon pamjen e saj të re,...