Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Melania Trump: Po punoj me Putinin për kthimin e fëmijëve në Ukrainë
Zonja e parë e SHBA-ve, Melania Trump ka njoftuar këtë të premte, 10 tetor, se Rusia ka pranuar që ukrainasit që ishin të mitur kur u zhvendosën nga lufta dhe tani janë të rritur që jetojnë në Rusi, do të kthehen “brenda një periudhe të shkurtër kohore.” Melania Trump në një fjalim të mbajtur sot në Shtëpinë e Bardhë theksoi nevojat e fëmijëve që janë përfshirë në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës. Në fakt, zonja e parë e SHBA-ve e kishte kontaktuar më parë Putinin për këtë çështje përmes një letre në gushtin e kaluar, ndërsa sot tha se presidenti rus “iu përgjigj me shkrim,” duke shfaqur “dëshirën për të bashkëpunuar drejtpërdrejt me të.” Sipas Melanias, letra e Putinit përmbante detaje mbi fëmijët ukrainas që jetojnë...