Zhvillimi i armëve strategjike, Presidenti Putin: S’është problem nëse SHBA refuzon zgjatjen e marrëveshjes bërthamore

Zhvillimi i armëve strategjike, Presidenti Putin: S’është problem nëse SHBA refuzon zgjatjen e marrëveshjes bërthamore

Presidenti Vladimir Putin deklaroi këtë të premte se Rusia po zhvillon armë të reja strategjike dhe se nuk do të ishte kritike për Moskën nëse Shtetet e Bashkuara nuk pranojnë të zgjasin kufijtë e kokave bërthamore të përcaktuara në traktatin “New START”, i cili skadon vitin e ardhshëm. Megjithatë, Putin tha se do të ishte për të ardhur keq nëse asgjë nuk do të mbetej nga kuadri i kontrollit të armëve midis dy fuqive më të mëdha bërthamore në botë. Duke folur për gazetarët gjatë një samiti në Taxhikistan, ai u shpreh se një garë e re armatimesh tashmë ka nisur. Rusia, sipas tij, është e gatshme të zgjasë kufijtë e përcaktuar në marrëveshjen “New START”, që skadon në muajin shkurt, nëse edhe SHBA pranon...