Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë eksplozivësh në SHBA, disa të vdekur dhe dhjetra të zhdukur

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë eksplozivësh në SHBA, disa të vdekur dhe dhjetra të zhdukur

PAMJE NGA VENDNGJARJA SHBA-Një shpërthim ka ndodhur në një fabrikë eksplozivësh në Tennessee, SHBA, ku raportohet për disa të vdekur dhe dhjetra të zhdukur. Shpërthimi i fuqishëm goditi uzinën e prodhimit të eksplozivëve në zonën rurale të Tenesit të premten në mëngjes, duke tronditur shtëpitë kilometra larg. The guardian raporton se incidenti ndodhi në Accurate Energetic Systems pranë qytetit Bucksnort, rreth 60 milje në jugperëndim të Nashville. Banorët në Lobelville, më shumë se 20 minuta larg me makinë nga prodhuesi, thanë se ndienin shtëpitë e tyre të dridheshin dhe disa njerëz kapën zhurmën e madhe të shpërthimit në kamerat e shtëpive të tyre.