Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Zyrtari i Hamasit falënderon Trumpin për paqen, por paralajmëron: Tony Blair nuk është i mirëpritur!
Një zyrtar i lartë i Hamasit ka falënderuar presidentin amerikan Donald Trump për rolin e tij në arritjen e marrëveshjes për paqe mes Izraelit dhe Hamasit. Në një intervistë ekskluzive për prezantuesen kryesore të lajmeve të Sky News, Yalda Hakim, zyrtari i lartë i Hamasit, Basem Naim, paralajmëroi gjithashtu se ish-kryeministri britanik Sir Tony Blair nuk do të jetë i mirëpritur në asnjë rol pas luftës në Gaza. Naim tha se armëpushimi nuk do të ishte i mundur pa ndërhyrjen personale të presidentit Trump, por theksoi se ai duhet të vazhdojë të ushtrojë presion ndaj Izraelit për të respektuar marrëveshjen. Po ashtu ai shtoi se Hamasi do të ishte i gatshëm të tërhiqej për t’i lënë vend një organi palestinez që të qeverisë Gazën pas luftës,...