Godet Dash Sula: Flor Binaj po thotë, edhe dua grua, por edhe s’dua të më shohin në Pazar me të

Godet Dash Sula: Flor Binaj po thotë, edhe dua grua, por edhe s’dua të më shohin në Pazar me të

Ish deputeti i Partisë Demokratike, në një lidhje direkte në TCh ka folur mbi zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike dhe opozitën, e cila ka dalë në zgjedhjet lokale për Tiranën, me kandidaturën e aktorit të humorit, Florian Binaj. Sipas Sulës, “çudirat në këtë vend për opozitën nuk kanë fund”. Dhe ka shtuar më tej: “Ka një histori të bukur këtej nga Gramshi, ku dy barinj ishin duke ruajtur delet. Në një moment, njërit prej dy barinjve i rrëshket këmba dhe bie në drejtim të greminës. Bariu tjetër, i cili pa që kolegu i tij po binte i thirri: U vrave? Dhe bariu tjetër ia ktheu: Ti po më pyet a u vrave, po unë nuk kam rënë akoma. Edhe Partia Demokratike dhe opozita vazhdon...