Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Franca në pritje të kryeministrit të ri, Macron mbyll takimin me liderët politikë!
Pas dy orësh diskutimesh, Presidenti francez Emmanuel Macron përfundoi takimin me krerët e partive politike, mes tensioneve dhe pritshmërive për emërimin e kryeministrit të ri. Sipas Laurent Panifous, kreu i grupit centrist LIOT, “qeveria nuk do të shpërndahet”, ndërsa emërimi i kryeministrit të ri pritet të ndodhë brenda orëve në vijim. Nga ana tjetër, Marin Tondelier, udhëheqësja e partisë së ekologjistëve, u shpreh e zhgënjyer pas takimit në Pallatin Élysée. Ajo konfirmoi se kryeministri i ri nuk do të jetë nga e majta, gjë që ka shkaktuar pakënaqësi në kampin e saj politik. “U larguam pa marrë asnjë përgjigje, përveç faktit që kryeministri i ri nuk do të jetë nga radhët tona”, deklaroi ajo për mediat. Pensionet, vetëm një “shtyrje” nga Macron Në lidhje me...