Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Dy milionë njerëz në Ukrainë pa ujë pas bombardimeve ruse
Bombardimi i infrastrukturës ukrainase nga Rusia ka ndërprerë furnizimin me ujë për 2 milionë konsumatorë në Kiev. Zëvendëskryeministri Oleksiy Kuleba ngriti shqetësimin lidhur me këtë situatë, dhe vështirësitë me të cilën përballen qytetarët si pasojë e sulmeve ruse. Gjithashtu ai tha se 4,000 ndërtesa në kryeqytet mbeten pa ujë, por puna për t’i rilidhur ato me rrjetin e furnizimit me ujë është duke vazhduar.