“Rusia është më keq se Hamasi”, Ukraina kërkon reagim ndërkombëtar ndaj sulmeve ruse

“Rusia është më keq se Hamasi”, Ukraina kërkon reagim ndërkombëtar ndaj sulmeve ruse

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, u ka bërë thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të reagojnë me vendosmëri ndaj sulmeve të fundit të Rusisë ndaj infrastrukturës civile në Ukrainë. “Terroristët rusë goditën infrastrukturën civile, veçanërisht atë energjetike, në të gjithë Ukrainën me qindra dronë dhe raketa. I bëj thirrje të gjithë partnerëve të reagojnë fuqishëm. Putini e bëri këtë më 10 tetor, përvjetorin e sulmit të parë në shkallë të gjerë ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës në vitin 2022”, shkroi Sybiha në rrjetin X. Sipas tij, këto sulme janë një dëshmi e qartë se në tre vjet udhëheqësi rus nuk ka ndryshuar as metodat agresive, as qasjen terroriste, duke refuzuar çdo përpjekje të sinqertë diplomatike apo paqësore. “Rusia është më e keqe se Hamasi. Edhe...