Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vrasja e shqiptarit dhe pronarit të tij në Greqi, zbulohet testamenti i biznesmenit, trashëgimtari i “papritur” që dyshohet se çoi në ekzekutimin e tyre
Hetimet për vrasjen e pronarit 68-vjeçar të kampingut dhe punëtorit 62-vjeçar shqiptar në Finikounda të Mesinias në Greqi, po vazhdojnë me intensitet të lartë nga autoritetet greke. Policia po përpiqet të zgjidhë enigmën për të identifikuar autorin e vrasjes së dyfishtë në Greqi, ku mbeti i vrarë pronari i një kampingu dhe punonjësi i tij shqiptar, dhe ku dyshohet se shkak i vrasjes ishte një testament i lënë nga pronari për nipin e tij. Testamenti i zbuluar tregon se pista kryesore mbetet ajo e pasurisë dhe konflikteve që ajo solli, pasi biznesmeni kishte lënë një pjesë të konsiderueshme të pasurisë njërit nga nipat dhe një pjesë tjetër punëtorit shqiptar. Mes të dyshuarve për vrasjen e dyfishtë është edhe nipi i biznesmenit, i cili është i...