Kryqi i Kuq paralajmëron: Lirimi i pengjeve dhe i të burgosurve do të jetë një sfidë ekstreme

Kryqi i Kuq paralajmëron: Lirimi i pengjeve dhe i të burgosurve do të jetë një sfidë ekstreme

Ndërsa marrëveshja e armëpushimit në Gaza duket se është në proces e sipër, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq paralajmëron se hapi tjetër, lirimi i pengjeve izraelite dhe të burgosurve palestinezë, mund të jetë jashtëzakonisht sfidues. Sipas mediave të huaja, Christian Cardon, zëdhënësi kryesor i KNKK-së, tha se ky proces do të jetë më sfidues se marrëveshjet e mëparshme, duke pasur parasysh shkallën dhe shpejtësinë e operacionit. Afati prej 72 orësh për lirimin e pengjeve është një afat kohor "jashtëzakonisht" i ngushtë, tha ai. KNKK pritet të luajë një rol në shkëmbimin e pengjeve dhe të burgosurve, siç bëri gjatë lirimeve në dy armëpushimet e mëparshme, por tha se nuk i janë dhënë detaje për operacionin. "Kolegët tanë po përgatiten për të gjithë skenarët e...