Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Vetëm 26 vjeç! PD zyrtarizon kandidatin për Bashkinë Tepelenë
Gabriel Guma TEPELENË-Partia Demokratike ka zyrtarizuar Gabriel Gumën si kandidatin për zgjedhjet e pjesshme lokale në Bashkinë Tepelenë. 26-vjeçari, me profesion sipërmarrës, do të përfaqësojë opozitën në garën që do të zhvillohet në nëntor. Guma do të garojë përballë ish-komandantit të Gardës, Gramoz Sako, i zgjedhur nga Partia Socialiste. PD ka zyrtarizuar edhe kandidatin për bashkinë Tiranë, ku shpalli mbështetjen për aktorin dhe aktivistin Florjan Binaj. Ndërkohë priten kandidatët opozitarë për Beratin dhe Vlorën.