Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            FOTO / Ja kandidatura e mbështetur nga PD në garën për Bashkinë e Tepelenës
                            Gabriel Guma është kandidatura e mbështetur nga Partia Demokratike e Tepelenës për zgjedhjet e pjesshme vendore. Burime bëjnë me dije se Gabriel Guma ka mbaruar Fakultetin e Arkitekturës dhe Dizanj në vitet 2018-2022 në Universiteti Polis. Sipas drejtuesve lokale të PD-së, ai ka vendosur të sfidojë largimin nga vendi të të rinjve, duke ndërtuar familjen e tij të re dhe biznesin e tij familjar në qytetin e Tepelenës. Po ashtu bëhet e ditur se i riu është nga fshati Luzat. Ndërkohë ai do të ketë përballë Gramoz Sakon nga Partia Socialiste, në garën për kryetar bashkie në Tepelenë, një vend i lënë bosh nga Tërmet Peçi që u zgjodh deputet më 11 maj.