Sfida me Serbinë, Sylvinho: Nuk më shqetëson mungesa e golit nga sulmuesit

Sfida me Serbinë, Sylvinho: Nuk më shqetëson mungesa e golit nga sulmuesit

Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet nesër me Serbinë. Ndeshja do të luhet për kualifikueset e Botërorit 2026, ndërsa Silvinjo dhe Elseid Hysaj po mbajnë konferencën e zakonshme për shtyp. “Të gjithë ndeshjet janë të rëndësishme. Sot po, absolutisht. Një muaj më parë ishte ndaj Letonisë, nëse nuk fitonim nuk do kishte sens. Nëse fitojmë, do jetë me Andorrën në vazhdim më e rëndësishmja. Është emblematike dhe e bukur. Besoj do jetë e bukur. Kemi pasur stërvitje të vazhdueshme në Tiranë, duke përdor videot, duke shkuar në fushë dhe duke korrigjuar. Dje kemi zhvilluar stërvitje të nivelit të lartë. Të gjithë të gatshëm dhe i janë përgjigjur stërvitjes. Nesër duhet të zgjedhim lojtarët që do dalin në fushë. Nuk më shqetëson mungesa e golit, është...