Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
200 trupa amerikane do të monitorojnë armëpushimin në Gaza
Sipas zyrtarëve amerikanë, deri në 200 trupa të SHBA-ve, të vendosur tashmë në Lindjen e Mesme, do të zhvendosen në Izrael për të ndihmuar në monitorimin e armëpushimit në Gaza. Ushtria amerikane do të krijojë një forcë shumëkombëshe në Izrael, e njohur si Qendra e Koordinimit Civilo-Ushtarak, e cila pritet të përfshijë trupa nga Egjipti, Katari, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, sipas deklaratave të tyre. Siç shkruan BBC, një zyrtar i lartë tha se asnjë forcë amerikane nuk do të hyjë në Gaza, duke shtuar se roli i SHBA-ve është krijimi i një Qendre të Përbashkët Kontrolli që do të “integrojë” forcën shumëkombëshe që do të vendoset. Qeveria izraelite ka miratuar fazën e parë të marrëveshjes me Hamasin për Gazën, e cila ka sjellë...