Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Goditi me grusht rojën e sigurisë në Gjykatën e Vlorës, arrestohet avokati Redi Llanaj
Policia e Vlorës ka vënë në pranga avokatin Redi Llanaj, i cili ditën e sotme është konfliktuar me rojën e sigurisë në hyrje të gjykatës, në zonën e kontrollit të sigurisë ku qytetarët kalojnë përmes detektorëve të metaleve. Mësohet se avokati ka tentuar të kalojë pa ndjekur procedurat e kontrollit dhe është ndaluar nga punonjësi i sigurisë. Pas një debati verbal, situata ka degjeneruar në përplasje fizike, ku avokati ka ushtruar dhunë ndaj punonjësit të institucionit. Pas incidentit, Policia ka njoftuar arrestimin e tij. Njoftimi i Policisë: Vlorë-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, shtetasin R. Ll., 42 vjeç, banues në Vlorë, me profesion avokat, pasi më datë 10.10.2025, rreth orës...