Skandal në Selanik/ 39-vjeçari kapet me mbi 1,000 materiale pornografike me të mitur, ja me sa vite burg dënohet

Skandal në Selanik/ 39-vjeçari kapet me mbi 1,000 materiale pornografike me të mitur, ja me sa vite burg dënohet

Gjykata e Selanikut, ka dënuar ditën e sotme një 39-vjeçar me shtatë vjet burgim, pasi akuzohet se posedonte mbi 1.000 materiale pornografike me të mitur. I pandehuri, ka qenë në paraburgim që nga vera e vitit 2024. Arrestimi i tij u krye pas një hetimi nga Policia e Krimit Kibernetik, e cila ka arritur të identifikojë gjurmët elektronike të aktivitetit të paligjshëm. Nga këto hetime janë zbuluar se ai kishte mijëra video dhe foto me përmbajtje pornografike me të mitur. Konkretisht gjatë seancës dëgjimore, mësohet se 39-vjeçari kishte ruajtur gjithsej 84 foto dhe 51 video me materiale pornografike në një server të veçuar, ndërsa mbi 1,000 skedarë të tjerë janë gjetur të lidhur në një hard disk të jashtëm. Pavarësisht provave, në mbrojtjen e tij...