Si po e përballon  Meta burgun? Avokati i ish-presidentit zbulon:Po përgatit librin që do “shkundë” politikën shqiptare

Si po e përballon Meta burgun? Avokati i ish-presidentit zbulon:Po përgatit librin që do “shkundë” politikën shqiptare

Avokati i Metës është shprehur se ish-Presidenti i vendit po shkruan një libër, i cili sipas tij, do të trondisë politikën shqiptare.“Është duke shkruar edhe një libër mbi angazhimet e tij gjatë 35 viteve të fundit. Do të jetë një libër që do i zbulojë shqiptarëve se çfarë ka ndodhur pas kuintave në politikën shqiptare dhe do ta trondisë atë. Meta po hedh kujtimet e veta, veprimtarinë e tij politik në një libër. Zoti Meta do jetë Konti Monte Kristo i politikës shqiptare”, shtoi avokati. Meta ndodhet i arrestuar që prej 21 tetorit 2024, ndërsa deklaron se arrestimi i tij është i padrejtë dhe kërkon ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij.