Avokati i Ilir Metës: Në burg Meta po shkruan një libër që do të trondisë politikën shqiptare

Avokati i Ilir Metës: Në burg Meta po shkruan një libër që do të trondisë politikën shqiptare

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, ka zbuluar Meta po përgatit një libër gjatë qëndrimit në burg, ku do të rrëfejë zhvillimet më të rëndësishme të karrierës së tij politike. Në një lidhje direkte në emisionin “Breaking” në Top News, Cakrani tha se Meta po përshkruan 35 vitet e angazhimit të tij publik dhe se botimi pritet të “trondisë politikën shqiptare”. “Është duke shkruar një libër mbi angazhimet e tij gjatë 35 viteve të fundit. Do t’u zbulojë shqiptarëve çfarë ka ndodhur pas kuintave në politikën shqiptare. Zoti Meta do të jetë ‘Konti Monte Kristo’ i politikës shqiptare,” tha avokati. Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit 2024, pas hetimeve të SPAK që përfshijnë dosjen CEZ–DIA, lobimin e LSI-së në SHBA dhe hetimin...