Justifikimi’ i një vrasësi me ‘fajin e ka sistemi!’ 2 ‘rebelime’ ndaj gjykatave në Vlorë e Tiranë…dhe shembulli i Sherifit nga Bulqiza, i vetëm para SPAK

Justifikimi’ i një vrasësi me ‘fajin e ka sistemi!’ 2 ‘rebelime’ ndaj gjykatave në Vlorë e Tiranë…dhe shembulli i Sherifit nga Bulqiza, i vetëm para SPAK

Nga Sokol Dema reporttv Vrasja e gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaja nga pala që humbi procesin, po nxit sjellje sporadike dhune ndaj sistemit. Në 2 episode, pre ranë rojet e sigurisë në gjykata. Në Apelin në Tiranë një qytetar u nervozua teksa priti rojën për pak çaste, ndërsa në Vlorë, një avokat goditi punonjësin se nuk e la të hyjë në godinë pa i ardhur radha e gjyqit. “Do i vras të gjithë gjyqtarët që dënojnë nipin”. Kjo deklaratë dhënë një ditë pasi nipi i tij 30-vjeçar Elvis Shkambi vrau brenda në sallës së gjyqit në Tiranë, gjyqtarin e Apelit Astrit Kalaja, i kushtoi qelinë Gjovalin Shkambit. Gjykata e Shkodrës e la në masë arresti me burg 49-vjeçarin, në akuzë për kanosje të gjyqtarit dhe kërcënim për të kryer vepra me qëllime...