Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Raporti i OECD për arsimin, Rama: Nga pasiguri te plotë, sot mësuesit kanë vend pune të garantuar
Gjatë prezantimit të raportit të OECD mbi rezultatet e Anketës Ndërkombëtare të Mësimdhënies dhe Nxënies (TALIS), Kryeministri Edi Rama vuri në dukje domosdoshmërinë e mbështetjes së mësuesve të rinj, uljen e ngarkesës së punës dhe rritjen e rolit të teknologjisë në procesin mësimor. Duke komentuar të dhënat e raportit, Rama tha se shqetësimi për mundësinë që mësuesit e rinj të braktisin profesionin për shkak të mungesës së mbështetjes është një sinjal serioz që qeveria e trajton me prioritet. “Një pjesë e mësuesve të rinj raportojnë që mund ta lënë profesionin nëse nuk ndihen të mbështetur. Ky është një sinjal që ne e marrim shumë seriozisht,” u shpreh ai. Kryeministri vlerësoi gjithashtu progresin e bërë në rivendosjen e autoritetit të figurës së mësuesit dhe përmirësimin e...