Bombardimet ruse në Kiev, 2 milionë ukrainas mbetën pa ujë, goditet sërish infrastruktura energjitike

Bombardimet ruse në Kiev, 2 milionë ukrainas mbetën pa ujë, goditet sërish infrastruktura energjitike

Bombardimet ruse gjatë natës kanë shkaktuar ndërprerjen e furnizimit me ujë për rreth 2 milionë konsumatorë në Kiev, raportoi zëvendëskryeministri Oleksiy Kuleba në një postim në Telegram. Ai tha se 4 mijë ndërtesa në kryeqytet janë pa ujë dhe se ekipet e riparimit janë duke punuar për të rikthyer furnizimin me ujë. Kjo vjen pas një “sulmi masiv” të Rusisë ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, i cili ka lënë disa zona të Kievit pa energji elektrike. Kremlini, sipas deklaratave të zyrtarëve ukrainas, ka përdorur sërish strategjinë e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike për të krijuar kushte të vështira për ukrainasit përpara dimrit të ashpër. Në fund të shtatorit, Rusia nisi sulme të përhershme ndaj objekteve energjetike, përfshirë impiantet e gazit dhe energjisë elektrike. Ministria e Mbrojtjes...