Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Skandal spiunazhi në BE: Ursula von der Leyen kërkon sqarime nga Olivér Várhelyi
Komisioneri Evropian për Shëndetësi, Olivér Várhelyi, ndodhet në qendër të një stuhie politike pas zbulimeve të disa mediave evropiane për një rrjet të dyshuar spiunazhi që operonte në përfaqësinë e përhershme të Hungarisë në Bruksel, në kohën kur ai shërbente si ambasador. Sipas raportimeve, rrjeti po përpiqej të rekrutonte shtetas hungarezë brenda institucioneve të BE-së për të mbledhur informacione të ndjeshme. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka kërkuar një takim urgjent me Várhelyi-n për të diskutuar mbi akuzat, ndërsa zëdhënësja e Komisionit, Paula Pinho, deklaroi se “presidentja synon ta ngrejë këtë çështje me komisionerin sa më shpejt të jetë e mundur”. Komisioni Evropian ka njoftuar gjithashtu krijimin e një grupi pune të brendshëm për të hetuar akuzat, të cilat datojnë nga vitet...