GJKKO liron nga burgu ish-drejtorin e Bashkisë Tiranë, Redi Molla lihet në ‘arrest shtëpie’

GJKKO liron nga burgu ish-drejtorin e Bashkisë Tiranë, Redi Molla lihet në ‘arrest shtëpie’

Redi Molla TIRANË-Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe krimin e organizuar (GJKKO) ka vendosur të zbusë masën e sigurisë për Redi Mollën, ish-drejtor në Bashkinë e Tiranës. Sipas vendimit Molla është dërguar në 'arrest shtëpie' për arsye shëndetësore, duke lënë pas arrestin me burg. Redi Molla dhe ish-drejtorët e tjerë të Bashkisë Tiranë, Mariglen Qato dhe Taulant Tusha u arrestuan në muajin mars të vitit 2024 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”. Zyrtarët e Bashkisë së Tiranës Bashkisë akuzohen nga Prokuroria e Posaçme, se kanë lehtësuar një skemë korrupsioni që ka mundësuar përfitimin e dhjetëra tenderave publikë nga një kompani private, që dyshohet se zotërohet “de facto” nga Redi Molla dhe Mariglen Qato, i pari ish-drejtor i Ujësjellësit të Tiranës dhe...