‘Plas’ grushti në Gjykatë! Arrestohet avokati i Monika Kryemadhit, goditi rojen e sigurisë

‘Plas’ grushti në Gjykatë! Arrestohet avokati i Monika Kryemadhit, goditi rojen e sigurisë

Monika Kryemadhi dhe Redi Llanaj VLORË-Incidentet në Gjykata nuk kanë fund, ku një tjetër rast është regjistruar në Gjykatën e Vlorës. Redi Llanaj, avoakti i deputetes Monika Kryemadhi është arrestuar, pasi është konfliktuar me rojën e sigurisë në hyrje të gjykatës, në zonën e kontrollit të sigurisë ku qytetarët kalojnë përmes detektorëve të metaleve. Avokati ka tentuar të kalojë pa ndjekur procedurat e kontrollit dhe është ndaluar nga punonjësi i sigurisë. Llanaj ka kërkuar të hyjë në gjykatë duke thënë se e kishin thirrur, por roja nuk e ka lejuar duke i thënë që nuk kishte dijeni apo të ishte informuar që avokati të ishte thirrur në gjykatë. Konflikti mes Llanajt dhe 60-vjeçarit ka agravuar në dhunë fizike, ku avokati ka goditur me grusht rojen, i cili...