Të integrojmë AI në procesin mësimor, Rama: Do të jetë mbështetje për mësuesit e rinj

Të integrojmë AI në procesin mësimor, Rama: Do të jetë mbështetje për mësuesit e rinj

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në prezantimin e raportit të OECD për rezultatet e TALIS, Anketës Ndërkombëtare të Mësimdhënies dhe të Nxënit, ku Shqipëria renditet ndër vendet e para. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se rezultatet e këtij raporti janë shumë domethënëse dhe tregojnë përkushtimin e mësuesve shqiptarë ndaj profesionit. “Kemi dalë me një rezultat domethënës dhe pozitiv në këtë anketë, duke u rreshtuar përkrah vendeve që nuk janë aspak të dorës së dytë,” tha ai. Rama vlerësoi faktin se, sipas anketës, 85% e mësuesve shqiptarë e kanë zgjedhur mësimdhënien si një thirrje personale dhe si profesion të mirëfilltë, duke e konsideruar këtë si një tregues të qartë të pasionit dhe përkushtimit të tyre. “Ndihemi krenarë për të gjithë mësuesit e Shqipërisë,”...