Redi Molla lirohet nga burgu, vendoset në arrest shtëpie për arsye shëndetësore

Redi Molla lirohet nga burgu, vendoset në arrest shtëpie për arsye shëndetësore

Redi Molla, ish-drejtor pranë Bashkisë së Tiranës, është liruar nga burgu dhe është vendosur në arrest shtëpie me vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Vendimi është marrë sot, ndërsa masa e mëparshme e sigurisë, arrest me burg, është zbutur për arsye shëndetësore, sipas burimeve nga gjykata. Molla do të qëndrojë në arrest shtëpie në pritje të vijimit të hetimeve. Redi Molla është një nga zyrtarët e përfshirë në hetimet për aferat e dyshuara korruptive në Bashkinë e Tiranës, që kanë sjellë arrestime dhe masa sigurie ndaj disa funksionarëve dhe ish-funksionarëve të lartë lokalë. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga avokatët e tij apo nga institucioni ku ka shërbyer, ndërsa hetimet e SPAK mbi këtë çështje vazhdojnë.