Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Situata në grupin K, fitorja kundër Serbisë i jep Shqipërisë frymëmarrje dhe vendin e dytë
Shqipëria do të luajë shansin e saj të fundit për një vend në Botëror, ku të shtunën do të përballet me Serbinë në Leskovc. Kuqezinjtë renditen në vendin e dytë në grup, me 8 pikë pas 5 ndeshjesh, ndërkohë që Serbia e sheh veten e treta me 7 pikë, por me një ndeshje më pak se kuqezinjtë. Një fitore e jona në Leskovc, do të ishte një hap i madh për të marrë vendin e dytë në grup duke qenë se Shqipëria luan ndeshjen e radhës ndaj Andorrës dhe të fundit ndaj Anglisë, ndërkohë që Serbia luan ndeshjet e saj ndaj Andorrës, Letonisë dhe Anglisë. Një fitore e mundshme e Serbisë ndaj kuqezinjve, do të shuante ëndrrën tonë për vendin e dytë, dhe vetëm nëse...