Tirana nuk ka zgjedhje në nëntor, ish-kreu i KQZ: Afatet e pamundësojnë procesin

Tirana nuk ka zgjedhje në nëntor, ish-kreu i KQZ: Afatet e pamundësojnë procesin

Data 9 nëntor nuk është më një opsion i zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë e Tiranës. Eksperti dhe njohësi i zgjedhjeve, ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume, thotë për RTSH se mbarimi i disa afateve është një ndër pengesat për mbajtjen e zgjedhjeve edhe në rast se Kushtetuesja do të dalë me vendim për shkarkimin e Erion Veliajt. “Për mua jo vetëm që nuk është e mundur dhe as e logjikshme, por as ligjore, sepse janë të përcaktuara edhe në rastet e zgjedhjeve të tilla të pjesshme disa afate në Kodin Zgjedhor që duhen të respektohen. Nuk ka kohë fizike  për të realizuar një gjë të tillë”, tha Kume. Kume thekson se ky është rasti i parë kur Gjykata Kushtetuese kthen një dekret të Presidentit për...