Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Pas 8 mujash ngërç, konstituohet Kuvendi i Kosovës, Rashiq zgjidhet nënkryetar serb
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, e shpalli Kuvendin e Kosovës të konstituuar pasi Nenad Rashiq u zgjodh nënkryetar i Kuvendit nga pakica serbe. Rashiq është nënkryetari i pestë i Kuvendit. Ai e deklaroi gjithashtu të mbyllur seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. Kjo nënkupton se tani është hapur rruga edhe për formimin e qeverisë së re të vendit, 8 muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Nenad Rashiq, nga partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, u zgjodh nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, pas dështimit të nëntë propozimeve të Listës Serbe dhe kalimit në zgjedhjen e nënkryetarit përmes procedurës së shortit. Me 71 vota pro, 9 kundër dhe 24 abstenime, ai u bë njëri nga pesë nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës. Përveç votave nga deputetët...