VIDEO/ Pas tërheqjes së forcave izraelite, mijëra palestinezë fillojnë të rikthehen në Gaza

VIDEO/ Pas tërheqjes së forcave izraelite, mijëra palestinezë fillojnë të rikthehen në Gaza

Mijëra palestinezë kanë filluar të kthehen drejt Gazës veriore, disa orë pasi ushtria izraelite njoftoi se një marrëveshje armëpushimi kishte hyrë në fuqi. Skenat zhvillohen në një zonë që ka pësuar dëme të mëdha nga bombardimet e muajve të fundit. Përgjatë rrugëve të ngushta bregdetare të dëmtuara, disa valëvitnin flamuj palestinezë dhe bënin shenjën e fitores, sipas BBC-së. “Rruga është e gjatë dhe e vështirë, nuk ka ushqim apo ujë”, tha Alaa Saleh, një mësues që iku nga qyteti i Gazës me gruan dhe gjashtë fëmijët e tij për t’u strehuar në Khan Younis. “E lashë familjen time pas dhe fillova të ecja drejt veriut. Mijëra njerëz përreth meje po luftojnë. Marrja me qira e një makine kushton rreth 4,000 shekel (1,227 dollarë), një shumë...