Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Izraeli publikon listën e 250 të burgosurve palestinezë që do të lirojë, “Mandela palestinez” mbetet në qelitë izraelite
Izraeli ka publikuar listën e plotë të 250 të burgosurve palestinezë të sigurisë së lartë që vuajnë dënime me burgim të përjetshëm, të cilët do të lirohen sipas një marrëveshjeje për shkëmbim pengjesh dhe armëpushim. Lista, u publikua sot nga Ministria e Drejtësisë, një ditë pasi kabineti miratoi marrëveshjen, e cila mbështetet nga Shtetet e Bashkuara dhe synon të kthejë pengjet e mbetura dhe t’i japë fund përfundimisht luftës në Gaza. Nga 250 të burgosurit, 15 do të lirohen në Jerusalemin Lindor, 100 në Bregun Perëndimor, ndërsa 135 pritet të deportohen. Disa ndryshime të minutës së fundit u miratuan këtë mëngjes, pasi negociatorët ranë dakord të zëvendësojnë 11 të burgosur të lidhur me Fatahun me një numër të barabartë të burgosurish të lidhur me Hamasin....