Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Liridona Ademaj u ra nga bashkëshorti! Dëshmon Valon Lluka: Murseli më telefonoi pas krimit…na kanë vrarë
Naim Murseli dhe Liridona Ademaj KOSOVË-Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është mbajtur sot një seancë e rëndësishme në procesin gjyqësor ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt. Dëshmitari i thirrur në seancë ishte Valon Lluka, personi i parë që, sipas hetimeve, u kontaktua nga Murseli pas ngjarjes tragjike. Në dëshminë e tij para trupit gjykues, Lluka tregoi për një telefonatë të pazakontë që mori në mëngjesin e asaj dite nga një numër i panjohur. “Më telefonoi nga një numër që përfundonte me 417. Nuk e njihja. Më shkroi: ‘Urgjent, çele! Urgjente, Naimi!’,” tha Lluka para gjykatës. “Fillimisht nuk e dija kush ishte, dhe i thashë: ‘Më falni, cili Naim? Jam me mysafirë’. Ai më tha:...