Indeksimi i pensioneve, Erisa Xhixho: Tallje e qeverisë! Me 490 lekë do blejnë 1 bukë…

Indeksimi i pensioneve, Erisa Xhixho: Tallje e qeverisë! Me 490 lekë do blejnë 1 bukë…

Deputetja dhe nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka kritikuar indeksimin e qeverisë për pensionistët, duke e konsideruar talljen e radhës. Në një deklaratë për mediat nga selia e partisë, Xhixho theksoi se me 490 lekë që indeksimi për pensionet në qytet dhe 290 lekë në fshat, pensionistët mund të blejnë vetëm një bukë, 100 gramë djath dhe në domate në muaj. Deputetja Xhixho thekson se pensionistët shqiptarë janë më të vërfërit në rajon, teksa në vendet fqinje pensionet janë dyfish më të larta. Sipas deputetes së PL, kostoja e jetesës është rritur vitet e fundit, duke bërë që pensionistët, sipas saj, të jetojnë më keq se para 12 vitesh. Deklarata e plotë e Erisa Xhixhos: Të nderuar qytetarë! Qeveria u tall edhe njëherë me 721 mijë...