Avokati i Kryemadhit dhunon rojen e Gjykatës në Vlorë, shoqërohet në Polici: Nuk e kam goditur

Avokati i Kryemadhit dhunon rojen e Gjykatës në Vlorë, shoqërohet në Polici: Nuk e kam goditur

Një incident është regjistruar sot në Gjykatën e Shkallës së Parë të Vlorës, ku punonjësi i sigurisë është dhunuar nga një avokat. Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në hyrje të gjykatës në zonën ku kalohet përmes detektorëve të metaleve. E gjithë ngjarja ka ndodhur pasi roja e sigurisë nuk ka lejuar avokatin Redi Llanaj që të kalonte te skaneri, ndërsa pas debatit verbal, situata ka degjeneruar në dhunë fizike. Avokati ka kërkuar të hyjë në gjykatë duke thënë se e kishin thirrur, por roja nuk e ka lejuar duke i thënë që nuk kishte dijeni apo të ishte informuar që avokati të ishte thirrur në gjykatë. Por, sipas burimeve, avokati Llanaj ka deklaruar në polici se nuk e ka goditur rojen. Menjëherë pas incidentit,...