Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Drejtori i Nobelit për Paqe: S’ndjemë presion nga Trump, çmimi ishte vendosur prej kohësh
Drejtori i Çmimit Nobel, Kristian Berg Harpviken, intervistë për gazetarin Antonello Guerrera, për La Repubblica LONDËR – Çdo gjë mund të ndodhte në çmimin shumë të pritur, Nobel për Paqen 2025, që u shpall sot dhe u fitua nga politikania opozitare venezueliane, Maria Corina Machado. Edhe Donald Trump mund ta fitonte këtë çmim të lakmuar. Por në këtë intervistë për La Repubblica, drejtori i Institutit të Nobelit dhe njëkohësisht sekretari zyrtar i Komisionit të çmimit, norvegjezi Kristian Berg Harpviken tha se fituesi ishte shpallur më herët dhe se takimi i fundit i drejtuesve të Çmimit Nobel është mbajtur më 6 tetor. “Takimi ynë i fundit është mbajtur të hënën, më 6 tetor, dhe nuk ka të tjerë të planifikuar”. Pra, përpjekja e jashtëzakonshme diplomatike e presidentit amerikan në orët...