Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Nis riparimi i rrugës Vorë-Ura e Dajlanit, segmentet ku do të bllokohet qarkullimi
Autoriteti Rrugor Shqiptar do të nisë ditën e hënë një ndërhyrje për riparimin e shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë–Ura e Dajlanit, çka do të shoqërohet me bllokime të përkohëshme të trafikut në këtë aks. Në një njoftim të publikuar në faqen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, bëhet me dije se ARRSH do të nisë zbatimin e projektit “Emergjencë për riparimin e nënshtresave dhe shtresave asfaltike ”, një ndërhyrje e domosdoshme për përmirësimin e cilësisë së qarkullimit dhe sigurisë rrugore në njërin prej akseve më të ngarkuara të vendit. Sipas këtij njoftimi punimet do të nisin më 13 tetor 2025, duke sjellë bllokim të përkohshëm të qarkullimit në drejtimin Vorë–Durrës, në disa segmente të ndara si: * Vorë – Maminas,* Maminas – Sukth,* Sukth...