Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Marrëveshja e armëpushimit, Netanyahu falënderon Presidentin Trump dhe dhëndrin e rij: Dëshmuan miqësinë ndaj vendit tonë
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka falënderuar presidentin e SHBA-së Donald Trump, dhëndrin e Trump, Jared Kushner, dhe të dërguarin special të SHBA-së Steve Witkoff për ndihmën e tyre në sigurimin e planit të armëpushimit në Gaza që ka hyrë në fuqi. “Dua të falënderoj Presidentin Trump për lidershipin e tij global dhe përpjekjet e tij të pandërprera për të hartuar këtë plan për kthimin e pengjeve. Edhe një herë, ai dëshmoi miqësinë e tij të madhe ndaj popullit dhe vendit tonë. Falënderoj përfaqësuesit e Presidentit Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, të cilët punuan gjerësisht për të arritur këtë marrëveshje për lirimin e pengjeve”, tha Netanyahu në një fjalim televiziv. Plani i armëpushimit për të cilin u ra dakord u propozua nga Trump javën e...