Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
20 orët vendimtare që sollën marrëveshjen për Gazën, nga takimi deçiziv i Trump në Lindjen e Mesme tek impakti i marrëveshjeve të biznesit në Gjirin Persik
Njoftimi i Trump për marrëveshjen e paqes “faza e parë” erdhi të mërkurën në fund të një dite të gjatë për negociatorët Steve Witkoff dhe Jared Kushner, të cilët zbarkuan në Egjipt në orën 6:30 të mëngjesit. “Dita mbaroi me një marrëveshje në orën 2:30 të mëngjesit tjetër, vazhduam për 20 orë rresht”, thanë dy zyrtarë amerikanë në një takim me gazetarët, në të cilin mori pjesë, sipas Corriere. Presidenti, nga Uashingtoni, i telefonoi Witkoff ose Kushner “të paktën tre herë”, ata e vunë në altoparlant gjatë negociatave. “Ai pyeti se si po shkonin gjërat”, thanë ata. Drejt fundit të ditës, erdhi pika e kthesës, thonë dy zyrtarët, që marrëveshja mund të ndahej në dy faza, me lirimin e menjëhershëm të pengjeve. Hamasi, thonë ata,...